Cifti i njohur i showbizit shqiptar, Genc Prelvukaj dhe Eni Koci se shpejti pritet te behen prinder per here te pare.
Çifti që po presin një vajzë nuk kanë qenë aktiv në skenën muzikore gjatë kësaj periudhe por kohë pas kohe njoftojnë ndjekësit me detaje interesante nga përditshmëria e tyre.
Teksa organizuan pak kohe me pare nje ‘Baby Shower’ cifti zbuloi se jane ne pritje te nje vajze.
Për këtë arsye nuk kanë qenë aktiv në skenën muzikore gjatë kësaj periudhe por kohë pas kohe njoftojnë ndjekësit me detaje interesante nga përditshmëria e tyre.
Së fundmi ka qenë Genci që ka zbuluar se bashkë me Enin shkuan në kinema por ai ishte i vetmi mashkull në sallë.
Kjo përshkak se këngëtarja ka zgjedhur të shikojnë filmin e ri të sapo publikuar “Ticket to Paradise”, që i përket zhanrit komedi romantike, zhanër jo i shikuar shumë nga meshkujt.
“Eni sot i preu dy bileta për kinema. Filmi: Ticket to Paradise. Jam i vetmi mashkull në sallë”, ka shkruar Genci duke shkaktuar të qeshura tek ndjekësit e tij.
Filmi ka në rolet kryesore Julia Roberts dhe George Clooney, fakt që si duket nuk u ka bërë përshtypje meshkujve të tjerë shqiptarë.