Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë.
Një 32 vjeçar i identifikuar si Laer Kurti ka ndërruar jetë, pasi u shoqërua në komisariat.
Policia i kishte bërë thirrje për të ndaluar me qëllim për t’i kontrolluar dokumentat e identifikimit, por ai ishte larguar me vrap.
Më pas Laeri është kapur në rrugën “Don Bosko” dhe gjatë shoqërimit të tij, ka shfaqur probleme shendetësore sapo ka mbërritur në ambientet e Komisariatit.
Ai është dërguar më pas me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, por pas pak minutash ka ndërruar jetë.
Pas njoftimit te policise në lidhje me vdekjen e 32-vjeçarit në komisariatin e policisë, ka reaguar dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
Sipas Berishës, Laer Kurti është dhunuar keq brenda furgonit të policisë dhe më pas ka ndërruar jetë në komisariat.
Në postimin e ish-kryeministrit thuhet se ai ka mbërritur i vdekur në urgjencë.
Denoncimi i Berishës:
KRIM I SHËMTUAR! Banditë me uniformë i marrin jetën të riut 32 vjeçar, Leart Kurti. Ata e torturuan shtazërisht në makinën e policisë dhe e dërguan pa ndjeja në komisariat. Vrasësit me uniformë e dërgojnë të vdekur në urgjencë. Shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe krimin e shëmtuar të kriminelëve me uniformë të Edi Ramës dhe ministrit të familjes Çuçi.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. Pershendetje Dr. Policia e droges i merr jeten nje tjeter te riu 32 vjecari i cili eshte ndjekur nga efektivet e droges me vrap dhe pasi e kane futur ne furgon me shume mundesi ai eshte goditur nga banditet me uniforme,ne momentin qe ka shkuar ke komisarjati nr 3 aty ai ka humbur ndjenjat. Sipas burimeve tona banditet qe i moren jeten djalit nuk lajmruam ambulancen sic e kerkon protokolli por e kane derguar me makinen e policise prane ambjenteve te Traumes! I riu quhet Laer Kurti!
Burimi: /Joq Albania