Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnate.
Breshëri kallashnikovi janë regjistruar rreth orës 1:00 në drejtim të godinës së Top Channel në Mëzez në Tiranë.
Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar dhe kanë lënë fillimisht të plagosur rojen e këtij institucioni, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Sipas burimeve të “Shqiptarja.com”, ka vdekur Pal Kola, 60 vjeç.
Burimet bëjnë me dije se një automjet është gjetur nga policia në autostradë duke u djegur, dyshohet e autorëve.
Gazetari i Report Tv Sokol Dema mëson se mjeti i përdorur nga autorët ishte tip ‘Range Rover’, me targa të vjedhura. Mjeti u gjet i shkrumbuar në Golem të Kavajës. Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 25 gëzhoja kallashnikovi. Mjaftoi një prej tyre që të linte të vdekur në vend, 60-vjeçarin Pal Kola, i cili mori një plumb në trup. Ende nuk dihet se çfarë motivi mund të fshihet pas këtij sulmi të rëndë ndaj televizonit Top Channel.