Një ngjarje tejet e rëndë është regjistruar në Beograd, ku një nxënës 14-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri drejt shkollës fillore “Vladislav Ribnikar”, ku ka lënë të vdekur rojën e shkollës dhe 8 nxënës që ndodheshin në korridor.
I mituri është arrestuar nga policia, teksa arma e përdorur nga autori dyshohet të jetë e babait të nxënësit. Ajo që e bën akoma më të rëndë ngjarjen është fakti se në momentin e ngjarjes kanë qenë edhe gjashtë të mitur të tjerë.
Autori dhe shokët që e shoqëronin dyshohet se ishin të gjithë nën efektin e lëndëve narkotike. Mediat serbe raportojnë se i mituri është nxënës shembullor dhe prindërit e tij punojnë si mjekë.