Një 23 vjeçar nga Mallakastra është arrestuar tre ditë më parë në Përmet, pasi dyshohet se ka lënë shtatzënë një minorene 12 vjeçare nga qyteti i Permetit.
Ngjarja ka ndodhur disa muaj më parë kur 23 vjeçari me iniciale B.L. ka pasur raporte intime me 12 vjeçaren nga qyteti i Permetit.
Kontakti seksual ka ngjizur duke shfaqur tek minorenia 40 ditë më pas shqetësime në trup. Menjëherë minorenia ka lajmëruar të atin që e kishte në Greqi, pasi prindërit i ka në emigracion dhe vetë jeton me gjyshen.
I ati e ka çuar të bijën 12 vjeçare për kontroll në spitalin e Përmetit, e aty ka mësuar se minorenia ka qenë shtatzënë në muajin e dytë.
Vetë fëmija i ka treguar emrin e personit që kishte pasur raporte me të e më pas Policia e Përmetit ka bërë arrestimin në flagrancë të tij.
Deri më tani Policia e Përmetit e ka mbajtur të fshehtë këtë ngjarje për shkak të përfshirjes së minorenes në të.
Nuk dihet nëse raporti intim ka qenë në kushtet e përdhunimit apo të dëshirës së vetë minorenes.
Burimet konfirmojnë se 23 vjeçari mallakastriot, dyshohet se është autor edhe i disa grabitjeve te ndodhura ne qytet kohet e fundit.
Burimi: /Jugu Lajm