E quan degradim, Armaldo bën deklaratën e fortë për Luizin pas debatit me Dea Mishel: “Me fat që dola”

Një nga momentet që është bërë virale në rrjetet sociale është ai i spektaklit të kaluar në “Big Brother VIP”.

Pasi Arbana dha publicitet, një debat me sulme dhe kërcënime ndodhi mes Efit, Luizit, Kiarës dhe Dea Mishel.

E gjithë situata ndodhi pasi Efi iu drejtua Deas duke e quajtur një vajzë të shtirur dhe shtoi se kur të dalin jashtë do t’a bëjë të derdhë lot duke i ‘sulur’ Luizin, deklaratë që u pasua dhe nga këngëtari e gjithashtu nga Kiara e cila po hidhte fjalë ndaj Deas.

Mirëpo, ky sulm ndaj saj nuk është pritur aspak mirë nga një pjesë e audiencës, ndër ta edhe nga Armaldo Kllogjeri.

Ish banori i BBV ka bërë një reagim publik me anë të një postimi në InstaStory ku e ka cilësuar veprimin e Efit, Luizit dhe Kiarës si një degradim.

Jam pa fjalë. Nëse Dea është shprehur më parë e ka pasur gabim. Ama dhe ky degradim është skandal. Me fat që dola në momentin e duhur.”