Një nga momentet që është bërë virale në rrjetet sociale është ai i spektaklit të kaluar në “Big Brother VIP”.
Pasi Arbana dha publicitet, një debat me sulme dhe kërcënime ndodhi mes Efit, Luizit, Kiarës dhe Dea Mishel.
E gjithë situata ndodhi pasi Efi iu drejtua Deas duke e quajtur një vajzë të shtirur dhe shtoi se kur të dalin jashtë do t’a bëjë të derdhë lot duke i ‘sulur’ Luizin, deklaratë që u pasua dhe nga këngëtari e gjithashtu nga Kiara e cila po hidhte fjalë ndaj Deas.
Mirëpo, ky sulm ndaj saj nuk është pritur aspak mirë nga një pjesë e audiencës, ndër ta edhe nga Armaldo Kllogjeri.
Ish banori i BBV ka bërë një reagim publik me anë të një postimi në InstaStory ku e ka cilësuar veprimin e Efit, Luizit dhe Kiarës si një degradim.
“Jam pa fjalë. Nëse Dea është shprehur më parë e ka pasur gabim. Ama dhe ky degradim është skandal. Me fat që dola në momentin e duhur.”