Debati mes opinionstëve dhe banorëve të “Big Brother VIP” u komentua jo pak nëpër rrjetet sociale.
Një reagim publik erdhi edhe nga ana e Arjan Konomit, i cili i quajti Zhaklinën dhe Arbrin jo të denjë për të qenë opinionist të këtij formati.
“Nuk është se jam pro apo kundër mendimit të tyre, por qasja që ata bëjnë si opinioniste, është jo e nivelit që ka formati, jo e nivelit që kërkon ai kolltuk ku janë ulur.
Tek i dëgjoja mu duk sikur po shikoja njerëz të rëndomtë, mediokër, që diskutojnë në një lokal periferie dhe japin e marrin, thonë e stërthonë, e kthejne e debatojnë në mënyrën me vulgare, në një spektakël që imagjino se sa shije të hidhur që të lë”, tha Konomi ndër të tjera.
Mirëpo nga ana tjetër Zhaklina nuk ia kurseu një kundërpërgjigje Arjanit.
Me anë të një postimi në InstaStory, opinionistja shkroi: “Zilia është si puna e kollës, e pamundur për t’u fshehur”.