Pak javë më parë, një fotografi e Don Xhonit bashkë me politikanin e njohur Gani Geci u shpërnda kudo në rrjetet sociale.
Kjo përshkak të shakasë që ky i fundit bëri me reperin duke iu referuar lidhjes së tij me modelen ruse ku shkruante:
“Ky djali nga Drenica me emrin Don Xhon i vetmi deri më tani që e ka mundur Rusinë”.
Foto me mbishkrimin u shpërnda nga artisti, i cili ia bashkangjiti disa emoji duke qeshur.
Ky postim nuk i pëlqeu aspak Ariana Lirey, e cila reagoi duke ofenduar rëndë ish-të dashurin e saj.
Ajo postoi një story të lajmit,ku shkroi: “Rusia nuk mposhtet, qullash”.
Deklarata dhe thumbe të shumta janë bërë nga ish çifti kunddrejt njëri-tjetrit duke lënë të kuptohet se nuk janë ndarë aspak mirë.
Mirëpo, pak pasi i dha fund lidhjes me Don Xhonin, Ariana ka nisur një histori të re dashurie.
Ajo ka publikuar në Instagram një foto me partnerin e ri ku shihen shumë të afër gati për të shkëmbyer një puthje në buzë.
Po ashtu ajo ka publikuar edhe një foto tjetër në krahët e tij duke shkruar: “Jeta e vërtetë”.