Einxhel prej kohësh ndihet e stresuar nga përndjekja që po i bëjnë mediat.
Pritja e ëmbël e moderatores u kthye në kryefjalën e titujve rozë ende pa u dhënë konfirmimi nga vetë prindërit.
Duket se zhurma mediatike i ka ardhur në majë të hundës moderatores.
Ajo ka reaguar ashpër nëpërmjet një statusi në rrjete sociale pasi një prej mediave online kishte përzgjedhur këtë titull të pahijshëm: “Imazhet na mashtruan, Einxhel është shëndoshur më shumë”.
Pas kësaj Einxhel bëri një status të gjatë në InstaStory, ku shprehej:
‘Përtej shakave që bëj me shkrimet tuaja, kisha vendosur të bëja një pauzë, por ju nuk njihni heshtje shtatzënie. Nuk dini çfarë është qytetaria e as profesionalizmi. Se di që kur barku i rrumbullakosur qenka shëndoshje dhe se di çfarë ka për mashtrim këtu. Ju më lodhët shpirtin derisa e bëra publike.
Tani që e bëra publike keni filluar të na peshoni me sy se sa jemi shëndoshur. Mirë që doni me bërë lajme por mos u bëni injorantë, të paktën deri në këtë pikë sepse e keni degraduar gazetarinë dhe misionin e gazetarit.’