Si lidere e shtëpisë së BBV, Kiara Titos iu dha një disavantazh, më shumë sesa avantazh siç e quajti Arbana.
Teksa shkoi në dhomën e rrëfimit, Kiarës iu dha pak informacion nga jashtë në lidhje me opinionin e publikut për atë.
Në mesin e klipeve, vëmendjen më të madhe e morrën deklaratat e Efit dhe të Kleas.
Mirëpo me të mbaruar klipi, Efi nuk qëndroi aspak në heshtje por iu kundërvu produksionit, Arbanës dhe opinionistëve duke i quajtur ato pamje si të nxjerra nga konteksti, çka shkaktoi mjaft debat.
Një reagim ka ardhur dhe nga mikesha e Kiarës, Klea.
Teksa postoi një foto në instastory, Klea shkruan: “Kjo permbledhje e shemtuar dhe cinike @kiaratito qe duhet te ishte “avantazh” per ty por qe te erdhi si rrufe ne qiell te hapur.
Ku jane titujt pozitiv dhe mbeshtetes dhe suportues qe kane bere per ty te gjithe?
Pashe veten ne ate permbledhje dhe te gjithe e dini qe ska lidhje fare me permbledhjen negative qe tu transmetua.
Dhe pastaj te bejne moral se duhet te vazhdosh perpara. Por asgje nuk ben vecse ushqyen cyber bullying ndaj teje.”