Një nuse braktisi të fejuarin e saj në aeroport dhe iku me valixhet e tij dhe 5 mijë paund.
Çifti, rreth të 40-tave, ishin fejuar disa ditë më parë dhe po shkonin në Romë për t’u martuar, por kur burri shkoi në tualet, nusja e ardhshme përfitoi nga rasti për të marrë gjithçka me vete.
Burri i tha stafit të aeroportit se ajo i kishte marrë 5 mijë paund që kishte mbledhur për dasmën.
Një dëshmitar tha: “Ai ishte copëtuar. Mesa duket, ata ishin takuar vetëm kohët e fundit dhe ai kishte rënë kokë e këmbë në dashuri me të.
Ai i kishte propozuar një ditë më parë dhe ajo kishte pranuar. Ata thanë se kishin planifikuar të martoheshin në Romë dhe ishin gati të fluturonin atje.