Finalistja e Miss Anglisë është bërë mbretëresha e parë e bukurisë që konkurron pa makeup në historinë gati shekullore të konkursit.
“Kjo do të thotë shumë për mua pasi ndjej se shumë vajza të moshave të ndryshme përdorin grim sepse ndihen nën presion për ta bërë këtë”, tha Raouf në një intervistë për gazetën Independent të Mbretërisë së Bashkuar.
“Nëse dikush është i lumtur në lëkurën e tij, ne nuk duhet të detyrohemi të mbulojmë fytyrën me grim. Të metat tona na bëjnë ata që jemi dhe kjo është ajo që e bën çdo individ unik,” shtoi ajo.