Pak para nisjes së puntatës së të mërkurës, ndërsa të gjithë konkurentët po bëheshin gati për të nisur xhirimin në studio, Anxhelo shihet teksa i afrohet Sindit.
Duke përfituar nga rasti që Sindi ishte vetëm, Anxhelo i shpreh dëshirën për të patur një takim me të. Sindi me buzëqeshje i thotë se do ia tregojë më vonë vendimin e saj.
Teksa i sheh bashkë, Murati afrohet dhe pyet Sindin se pse ajo dukej e qeshur dhe e lumtur, por ajo ia kthen me pyetjen se a ishte i lumtur ai në takimin me Olën?!
Ndërkohë, Anxhelo i shpreh simpatinë e tij Sindit dhe thotë se nuk e ka shprehur më parë prej situatës së saj me Muratin. Ai shton edhe faktin se me Sindin shpeshherë shkëmbejnë shikime me njëri-tjetrin dhe se nisur nga kjo thotë se duhet të veproj sa më shpejt, para se ta mari ndonjë tjetër Sindin.
Duket se Anxhelo e hodhi një hap, por të shohim a do ta pranojë Sindi këtë propozim apo jo.