Emisioni “Fan Club” ka nisur te dielen qe shkoi dhe moderimi iu besua gazetares dhe prezantueses Dojna Mema, por ajo nuk do te jete e vetme pasi shpesh do te kete te ftuar per te dhene opinionet e tyre, e gjithashtu do te ftohen banoret e eleminuar.
Diten e djeshme pervec Elhaidit i cili la perfundimisht shtepine e “Big Brother”, ishin te ftuara gazetarja Iva Tico dhe psikologia Ina Kollcaku.
Teksa po diskutohej tema e marredhenies mes Semit dhe Donadit, Iva ndau me ndjekesit nje ngjarje te shkuar, nga eksperienca e saj si gazetare.
Sipas saj Semi eshte lidhur kohe me pare me nje ish- tjeter te Bores, edhe pse per kete lajm nuk ishte shume e sigurt duke u shprehur se mund edhe te jete ngaterruar.
Kujtojme se diten e djeshme, Bora reagoi per here te pare duke u shprehur se marredhenien mes shoqes se saj te ngushte dhe ish te dashurit e shikon vetem si nje miqesi te forte.
Gjithashtu shtoi se marredhenia mes Donaldit dhe Semit ka qene e tille edhe jashte “Big Brother”, pra edhe ne kohen kur dyshja ishin akoma bashke.