Gjatë një lidhje direkte sonte për T7, deputeti i “Guxo”, Burim Meta, është penguar nga disa qen endacakë.
Derisa po fliste, Meta është penguar nga dy qen që ishin afër.
Në video shihet që Meta mundohet t’i largojë, por ata i qëndrojnë shumë afër. Pas një kohe, qentë u larguan, derisa Meta nuk ka pësuar ndonjë lëndim.
“Pa rreziqe, ishte një e papritur”, tha në fund Meta.