Teksa ishte i ftuar ne “Me ler te flas”, emision i moderuar nga binjaket Veshaj, Arjan Konomi ka folur per here te pare persa i perket debatit te forte qe pati me Neda Ballukun.
Gjate programit, Arjani u gjend perballe nje loje nga Romeo Veshaj, i cili e pyeti nese do te donte qe Neda te largohej nga “Perputhen”.
Pa hezituar aspak, Arjani shprehu deshiren qe ajo te largohet nga emisioni.
“Do doja që të ikte po, se kuptoj pse më zë kohën mua. Kushdo që të ishte”– tha Arjani.
Pak dite me pare, ishte Neda Balluku ajo qe foli per debatin teksa ishte e ftuar ne Goca & Gra,. Ajo e konsideroi Arjanin si një njeri me eksperiencë që herë pas here ka bërë debate në emisione.
“Nuk është tendenca ime të bëj debate. Debati mes meje dhe Arjanit kaloi goxha në personale. Nga ana ime nuk kishte nisur më herët por e kam ndjerë gjatë gjithë kohës një lloj batute që nuk mbaronte asnjëherë. Në televizion batutën duhet ta mbash, ta marrësh me humor. Unë po debatoja me dy konkurrentë, po jepja një opinionin tim për një marrëdhënie aty. Ndodhi ndërhyrja dhe unë nuk e lejova më sepse kufiri aq është. Secili nga ne është ndryshe të gjithë kemi limitet tona. Ai është një njeri që ka një lloj eksperiencë, nuk është hera e parë që bën debat në një televizion. Unë dhashë vetëm përgjigje të cilat mendoja se i meritonte situata. Më erdhi më shumë keq që u bëmë personazhe pa dashur”- tha Neda.
Pjesë nga debati Arjan-Neda.
Neda: Fjalia e parë që the në emision ishte “Ku e gjetët”? Më gjetën o Zotëri. Më gjetën aty ku humbe ti
Arjani: Unë e thashë për batutë. Unë bëra batutë dhe e thashë me të qeshur.
Neda: Ishte batutë? Bëje si burrat dhe…
Arjani: Kjo e paska me mua…Meqë po e zgjat dhe nuk je e vetëdijshme për atë që the…
Neda: E ke tipike këtë që thua ti sepse gocat për ty ose kanë probleme me veten, ose nuk janë të ndërgjegjshme
Arjani: Pate pafytyrësinë më të madhe javën e kaluar ku më the se këta janë rinia e televizionit e jo rinia e Tik-Tok. Po unë njoh rininë e Tik-Tok, rininë e televizionit, rininë e rrugës, rininë e dështuar, rininë e suksesshme. I njoh të gjithë.
Ti që më vjen nga Big Brother më vjen këtu mua e më tregon rininë. E kupton se cfarë kurajo të pacipë që ke ti…
Neda: Ik bëj ndonjë reklamë te Medreseja, ik bëj.