Ishin nga çiftet më të përfolura të momentit por duket se çdo gjë ka marrë fund.
Aktori me origjinë shqiptare Can Yaman është ndarë nga Diletta Leotta.
Ylli i kinematografisë turke dhe prezantuesja italiane kaluan pushimet bashkë së fundmi dhe po bënin plane për martesë.
Por sipas mediave dyshja i kanë dhënë fund.
Vetëm pak ditë më parë Diletta ka festuar ditëlindjen dhe u vërejt mungesa e Can gjë që shtoi dyshimet për ndarje.