Dixie D’Amelio dhe Noah Beck, i kanë dhënë fund lidhjes pas dy vitesh së bashku.
“Ne mund të konfirmojmë se dyshja nuk janë më bashkë,” thanë përfaqësuesit e Beck për New York Times, duke shtuar se ish-çifti shpreson të “mbesin miq të ngushtë” pavarësisht ndarjes së tyre.
Ky lajm konfirmon thashethemet që kishin nisur prej kohësh për yjet e TikTok-ut dhe e gjitha nisi pasi u pa se Beck nuk mori pjesë në ditëlindjen e 21-të të D’Amelio.
Po ashtu kohët e fundit ata nuk po postonin së bashku siç bënin zakonisht.
Dyshja – të cilët u bënë të famshëm gjatë pandemisë COVID-19 – duket se janë ndarë përfundimisht këtë herë.
Ish-çifti konfirmoi lidhjen e tyre në shtator 2020, kur u puthën në videoklipin “Be Happy” të D’Amelio.