Pas aventurës në “Përputhen”, Melisa Lleshin do e shohim së shpejti në një tjetër televizion.
Burime për “Kryefjala.com” bëjnë me dije se Melisa do të prezantohet puntatën e ardhshme ne “Dance Albania” si konkurrente, gjë e cila nuk habit në fakt pasi edhe gjatë emisionit “dating” ajo është shprehur se kërcimin e ke pasion.
Madje për realizimin e videoklipeve të saj, për koreografinë e tyre më saktë, ajo ka marrë edhe mësime kërcimi. Të paktën kështu ka zbuluar në intervista.
Nderkohë kujtojmë se disa kohë më parë Melisa ishte në qendër të vëmendjes për lidhjen me ish-konkurentin tjetër të “Përputhen”, Andi Shehi, marrëdhënie që morri përfundoi pak javë më parë.