Ka vetëm pak ditë që është bërë pjesë e “Për’puthen” por ka arritur të shtojë në masë të madhe numrin e ndjekësve dhe të arrijë pëlqyeshmëri të madhe tek publiku.
Bëhet fjalë për Eduard Kuçin, i cili është nga më të pëlqyerit edhe nga femrat brenda programit.
Kosovari i rritur në Zvicër famën e ka provuar edhe më parë.
Edi ishte pjesë e labelit të njohur “On Records” ku nisi një karrierë muzikore, e cila nuk dihet pse nuk vazhdoi.
Dy vite më parë ai në një paraqitje televizive fliste më shumë për veten dhe për planet e tij.
Burimi: /AfterParty