E papritur! Igli largohet nga “Big Brother VIP”, mësohet arsyeja

Igli Zarka iu bashkua “Big Brother VIP Albania” të martën e javës së kaluar.

Ndonëse ka më pak se një javë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ai po komentohet shumë në rrjet.

Kjo pasi aktori është treguar shumë i ftohtë dhe i prerë me banorët duke vendosur kufijë të shumtë në marrëdhëniet mes tyre.

Mirëpo, sot Igli është larguar menjëherë nga “Big Brother VIP Albania”. Këtë njoftim zyrtar e ka bërë “Vëllai i Madh” përmes një zarfi të dërguar te banorët. Shkak është bërë një gjendje e rënduar shëndetësore, e cila kërkoi shërbim të menjëhershëm spitalor

“Banorë, “Vëllai i Madh” ka një komunikim zyrtar për ju. Ju informojmë se për arsye shëndetësore banori Igli Zarka, ka vendosur të lërë në mënyrë të menjëhershme shtëpinë e Big Brother.

Gjendja e tij shëndetësore tani është e mirë, por ka nevojë të marrë shërbimine nevojshëm jashtë shtëpisë”, thuhej në mesazhin e dërguar nga “Vëllai i Madh”.

Mbetet ende e paqartë nëse Igli do të kthehet përsëri në shtëpi apo ky është një largim përfundimtar.