Facebook do të ndryshojë emrin. Daily Mail raporton se faqja më e madhe e rrjeteve sociale, që zotëron Whatsapp dhe Instagram do të riemërohet për shkak se emri i tyre është përfshirë në shumë skandale.
Shefi Ekzekutiv Mark Zuckerberg planifikon të zbulojë emrin e ri të kompanisë mëmë në konferencën e tij vjetore në Connect më 28 tetor.
Ribrandimi mund ta largojë kompaninë nga skandalet e saj aktuale. Ende nuk ka një njoftim nëse ndryshimi i emrit do të ndikojë tek përdoruesit aktual.
Spekulimet për ndryshimine e emrit vijnë në një kohë kur Facebook po përballet me kritika, sidomos për faktin që ka vendosur “fitimet astronomike” para njerëzve dhe ka injoruar raportet mbi rrezikun e rrjeteve sociale për adoleshentët.
Ndryshimi për emrin mund të lidhet me ribrandimin – procesi i ndryshimit të emrit, imazheve, simboleve dhe/ose dizajnit të një marke për të krijuar një identitet të ri.
Facebook ka njoftuar më parë se do të krijojë disa produkte për të punuar posaçërisht në projekte të lidhura me metaverse (një version i realitetin virtual).
Në vitet e ardhshme, Facebook pret që njerëzit të mos e shohin më si një kompani të rrjeteve sociale, por si një kompani metaverse.
Me shumë gjasë, ndryshimi i emrit do të lidhet pikërisht me planet e kompanisë për këto produkte dhe shërbime.