Ne cdo puntate te “Për’puthen Prime” jemi mesuar te presim te paprituren: debate, surpriza, emocione e perplasje te forta.
Ashtu do te jete edhe “Prime” i mbremjes se neserme , ku pjese e puntates do te jete moderatorja e njohur nga Kosova, Elita Rudi.
Eshte vete autorja e programit, Olsa Muhameti, ajo qe konfirmon lajmin se moderatorja do kete rolin e opinionistes. Në një video publikuar me të, Olsa shprehet e entuziazmuar që më në fund Elita do të jetë në “Për’puthen”, pas shumë kohësh që ka diskutuar me të, të cilën ajo e quan “mysafire të veçantë” dhe “llokum”.
Ndërkohë, autorja nuk ka zbuluar se cili do të jetë opinionisti apo opinionistja tjetër, krah Elitës.
Kjo ka qenë një javë e mbushur me diskutime dhe debate. Gjithashtu, disa prej djemve kanë munguar në studio, mes tyre Hyseni, që u largua papritur nga studioja për shkak të një incidenti. Ndaj, në “Prime” priten të sqarohen të gjitha këto, dhe jo vetëm.