E papritur! BBV bën të ditur se Olta kërkon të largohet nga reality show

Ngjarja e rëndë e ndodhur mesnatën e së dielës ku mbeti i vrarë roja i sigurisë së “Top Channel”, Pal Koka, pas një sulmi me armë, tronditi mbarë opinionin publik.

Nisur nga kjo situatë, u kërkua nga publiku dhe jo vetëm mbyllja e emisionit të njohur, “Big Brother VIP”, pasi sipas tyre është në rrezik jeta e banorëve.

Lajmi iu transmetua edhe banorëve prime-n e kaluar, ku teksa u bë e ditur ngjarja e rëndë, iu kërkua secilit të marrë vendimin nëse do e vazhdojnë apo jo garën.

Vendimi i tyre do të bëhej i ditur sot, mirëpo pak orë para fillimit të spektaklit, faqja zyrtare e programit ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se Olta Gixhari ka kërkuar të largohet nga programi.

Rrethanat e plota do të tregohen mbrémjen e sotme gjatë prime-it.