Dyshja e njohur, Bora dhe Donaldi vazhdojnë ta bëjnë lëmsh rrjetin me dedikimet dhe veprimet “e fshehta” për njëri-tjetrin.
Megjithëse janë kapur shpesh ‘mat’ në publik në praninë e tyre, ndiqen edhe në rrjetet sociale, sërish një konfirmim për ribashkimin e tyre nuk ka ardhur nga asnjëra palë.
Së fundmi, një tjetër detaj tregon se janë të pandarë.
Në një postim të bërë në instastory-n e saj, Bora shfaqet me syzet e Donaldit.
Megjithëse nuk dihet ende arsyeja konkrete se pse ata nuk e bëjnë publike në rrjetet sociale lidhjen e tyre, burime për “lokimagazine.com” kanë bërë me dije se duan ta lënë ekskluzivitetin për “Dance With the Stars”.