Më 6 shkurt, Turqia dhe Siria u goditën nga një tërmet shkatërrues me magbitudë 7.8, duke bërë që dhjetra mijëra ndërtesa banimi të shemben dhe mijëra qytetarë të humbin jetën.
Ndërkohë ekipet siriane të shpëtimit kanë nxjerrë pas 3 muajve nën rrënoja një burrë nga një ndërtesë e shembur nga tërmeti shkatërrues i shkurtit, në veri të provincës Aleppo.
Në foto është burri i shpëtuar, trupi i të cilit është dobësuar shumë pasi kanë kaluar tre muaj nga tërmeti shkatërrimtar.
Siriani u dërgua me urgjencë në një spital të vendit, ku do t’i nënshtrohet rehabilitimit të gjatë nën kujdesin e mjekëve, teksa ende nuk ka shpjegim lidhur me faktin se si burri mbijetoi 3 muaj nën rrënoja pa ngrënë dhe pa pirë, raportojnë mediat siriane.
Shumë persona e kanë quajtur këtë një mrekulli të Zotit.