Këngëtari i hitit veror, “Dale”, Butrint Imeri është një ndër artistët më të kërkuar nëpër koncerte dhe klube së fundmi. Çdo natë atë e sheh në një shtet apo vend ndryshe duke performuar para qindra fansave, madje dhe dy apo tre evente në natë.
E njejta gjë supozohej të ndodhte mbrëmjen e djeshme në Gjilan, por diçka e tillë nuk ndodhi prej një përplasje të ndodhur mes Butrintit dhe organizatorëve të eventit ama të dyja palët kanë dhënë versionet e tyre dhe jemi pak konfuzë.
E gjitha nisi me anë të një InstaStory nga artisti ku shprehej se nuk do të ndodhej në Gjilan për koncertin dhe se fansat duhet të kërkojnë paratë e tyre mbrapsht.
Ka qenë çdo gjë e organizuar qëllimisht për mos me u realizu pjesëmarrja ime në klub. Kërkoni lirisht paratë e hyrjes mbrapsht tek ata që i keni japë.
Duket se nuk ka munguar as reagimi i palës tjetër, ku dhe ata nëpërmjet Instagramit kanë shprehur anën e tyre të historisë duke akuzuar kështu Imerin që synon shumë koncerte në një natë dhe se nuk është faji i tyre për çfarë ndodhi.
Butrint Imeri, kjo çfarë keni bërë ju dhe menaxhmenti juaj mbrëmë është e dobët dhe tejet e ulët. Ne nuk kemi t’bëjmë asgjë me synimin tënd që ju dëshironi ti realizoni 2 evente mrenda një nate. Ju ishit në Gjakovë duke performuar, deri në orën 1 pas mesnate, dhe jemi në dijeni se deri të vini ne qytetin e Gjilanit, ju duhen 2 orë. (çfar faji kanë këtu organizatorët) Është e pakuptimt të thuhet se çfarë faji mund të kenë organizatoret këtu kur ju dëshironi që ti arrini 2 apo 3 koncerte në një natë, prandaj edhe bie në nivel aq poshtë dhe aq dobët. Gjatë gjithë kohes ishim në komunikim dhe ju arritët në orën 3:00 në Gjilan, edhe pse të paralajmëruam se më nuk është askush në klubin tonë dhe nuk ke pse vjen.