Disa javë më parë Edi shpërtheu në ofendime ndaj Adës, duke e cilësuar si femër jo natyrale që “më mirë të bëhet burrë”.
“Kjo për mua nuk është femër, më mirë të bëhet burrë sesa kështu. Ti punon kirurgji. Edhe vetveten e ke bërë.
Nuk kam dalë me ja parë sa i ka bërë. Nuk është tipi im. Mos fol më. A di për cfarë të dojnë ty? Ja si je…
Edhe në aeroplan për Zvicër e kisha parë që është e bërë. Vetëm qorri nuk e sheh që nuk është e bërë. Kush është kjo për mua? Nuk është për mua.
Njerzit që janë fals, që janë të bëra nuk janë tipi im. Ti je silikon. Je bërë si burrë”, i tha ai.
Në puntatën e sotme të “Përputhen”, Edi i habiti të gjithë duke i kërkuar falje konkurrentes. Ai tha se i kupton gjithmonë me vonesë gabimet.
“Unë e kam kështu, gabimet i shoh shumë vonë. Unë kam qejf t’i kërkoj Adës falje shumë për atë ofendim që i kam bërë.
Nuk e di si kam qenë atë ditë…Pata qejf t’i kërkoj falje për të gjitha ofendimet që i kam thënë. Ishalla e pranon”, u shpreh Edi.
Ada tha se pranon faljen për respekt, por nuk dëshiron të ketë më asnjë kontakt me të.