Ndeshja Zvicër-Serbi, e cila përfundoi në rezultat 3-2 në favor të helvetikëve, sigurisht që pati momente të mëdha patriotizmi edhe për popullin shqiptar.
Xherdan Shaqiri është ai i cili shënoi dhe asistoi gola, ndërsa Granit Xhaka u përfshi në një grindje me bankën rezervë të serbëve.
Vëmendja u përqëndrua edhe tek një tifoze shqiptare, e cila ishte prezente në Stadium, e cila u xhirua duke u larguar me simbolin e shqiponjë dykrenare.
A fan has just been escorted out of #SRB vs #SUI as she does the Albanian double-eagle gesture #FIFAWorldCup pic.twitter.com/qZW0xCtLuM
— Neil Barker (@Mockneyrebel) December 2, 2022
Tifozja quhet Anila Mahalla, e cila nuk ka mundur ta mbajë përbrenda ndjenjën e patriotizmit, por e ka shprehur atë përkundër faktit që thirrjet e tilla me raste të caktuara janë ‘të dënueshme’ nga FIFA.
Përmes një sqarimi në rrjetin social Instagram, ka sqaruar se çfarë në të vërtet ndodhi në tribunat e ndeshjes Zvicër – Serbi.
“Kjo jam unë. Unë nuk u dëbova, unë po shkoja të flisja me ta se pse po tregoja flamurin e Kosovës, sepse ata e morën atë shqiptar dhe të gjithë tifozët serbë ishin ‘të çmendur’ dhe të zemëruar dhe ofendues, unë isha në mesin e tyre, kur arriti Shaqiri dha golin e parë dhe zemra ime shpërtheu. Ishte momenti kur tregova flamurin dhe ata filluan të thërrisnin sigurimin dhe nuk u ndalën. Ky ishte momenti im për të dalë, për të folur me ta për të ndryshuar ulësen”, ka shkruar ajo.