Selena Gomez thotë “Fjalët kanë rëndësi” në fjalimin e parë pas intervistës virale të Hailey Bieber për Justin
Në një TikTok Live, Gomez falënderoi fansat për mbështetjen e tyre ndaj saj dhe adresoi në mënyrë delikate titujt e djeshëm rreth saj.
Një ditë pasi doli intervista e Hailey Bieber në Call Her Daddy, ku Hailey foli për herë të parë publikisht nëse Justin Bieber ishte takuar ndonjëherë me të dhe me ish të dashurën e tij Selena Gomez në të njëjtën kohë.
Selena bëri një paraqitje të shkurtër dhe të rrallë në internet, falenderoj fansat e saj për mbështetjen e tyre.
Selena tha në fund të live-it të saj: “Mendoj se disa nga gjërat për të cilat as që kam nevojë t’i di janë thjesht të neveritshme.
Në intervistën virale, Hailey diskutoi lidhjen e saj me Gomez dhe sugjeroi që Gomez nuk e mbrojti kurrë publikisht atë nga urrejtja që fansat e Justin dhe Selenës kishin ndaj Hailey. Gomez, në fakt, shkoi në Instagram Live dhe u kërkoi fansave të saj të mos sulmonin askënd kur po ngacmonin Hailey-n në tetor 2019 dhe është përballur me ngacmime edhe nga fansat e Hailey-t.
Ajo dhe Justin u rikthyen bashkë në qershor 2018, disa muaj pasi Justin dhe Selena, të cilët kishin lidhje të përbashkët për 10 vjet, shkuan në një pushim të kthyer në ndarje në mars 2018.