Nita Latifi u eliminua mbrëmjen e djeshme nga “Big Brother VIP” bashkë me Qetsorin, pasi Kristi u shpall finalist.
Mirëpo sot teksa ishte e ftuar në “Fan Club” për të folur për rrugëtimin e saj në reality show, Nita u shpreh e bindur se e meritonte finalen.
Madje Nita shtoi se duhet të ishte zgjedhur ajo si finaliste dhe jo Kristi, pasi sipas saj e meritonte më shumë.
Ajo shtoi se argumentat dhe mënyra si Kristi zgjodhi t’a luante lojën, nuk ishin në nivelin e saj.