E lumtur në prehrin e tij, Fjolla Morina publikon video me partnerin e saj

Fjolla Morina ka qenë ndër emrat më të përfolur kohët e fundit, pasi u shfaq në një live ku bëri akuza të ashpëra për disa nga emra të njohur të skenës.

Por duket se krahas problemeve me disa nga koleget jeta sentimentale po i ecën për mrekulli.

Ajo postoi një video ku shfaqej e ulur në prehërin e një mashkulli, duke e përqafuar dhe puthur.

Fjolla u sigurua që t’ja mbulonte portretin që mos të dukej. Vihet re se duket e qeshur dhe mjaft e lumtur krah partnerit të ri.

Kujtojmë se Fjolla gjithashtu është përfolur gjatë në mediat online për shkak të lidhjes me biznesmenin e njohur, Fisnik Syla.

Ndarja e tyre ishte një tjetër ngjarje që krijoi bujë në mediat online, ndarje e cila duket se nuk ishte aspak e paqtë duke u bazuar në thumbat që dyshja i bënë njëri tjetrit në rrjetet sociale.