Mbremjen e djeshme eshte luajtur ndeshja Brazil-Serbi e vlefshme per grupet e Boterorit te mbajtur ne Katar.
Megjithese Serbia ia doli qe pjesen e pare ta mbyllte me nje barazim, pjesa e dyte startoi me dy gola te futbollistit brazilian, Richarlison duke i shkaktuar keshtu humbjen e pare Serbise ne kete kompeticion.
Mirepo, me shume se vete Brazili, kjo fitore e ka lumturuar edhe me shume reperin shqiptar, Capital T.
Ai postoi nje video te rezultatit te ndeshjes ne InstaStory ku shprehej mjaft i lumtur per humbjen e Serbise.
“Zemra Mal”-shkroi Trimi.