Disa fotografi të Sindi Locit ditën e djeshme u bënë virale dhe u komentuan pafund.
Ajo u akuzua se kishte tentuar të zmadhonte vidhet e saj ne foto, ku sipas tyre kishte shtrembëruar pjesën e shkallëve.
Në një bisedë me ndjekësit, Sindi nuk u la pa u pyetur dhe kritikuar rreth këtyre fotove, por ajo vendosi mos t’i lejojë komentet negative të ndikojnë në gjendjen e saj.
Ajo tashmë shprehet se po jeton jetën e saj më të mirë dhe t’i lërë personat negativë të flasin.
“Kisha fiksim t’i bëja photoshop shkalleve, t’i bëja me curvy, se fotoshopi tek shkallët as nuk më ndihmonte aspak tek trupi im”- është shprehur Sindi duke ua qartësuar këtyre komentuesve.
“Haters gonna hate”- u shpreh ajo, duke vazhduar perpara!