E kritikuan per ekspozimin e gjoksit ne DWTS, Dalina Buzi shperthen ne lot gjate emisionit!

Dalina Buzi u be objekt bisede ne rrjetet sociale gjate puntates se shkuar ne “Dancing with the stars” per shkak se kishte ekspozuar gjoksin e saj.

Komentet dhe kritikat e shumta nuk munguan ndaj anetares se jurise, ndersa ajo tregoi se nuk i interesojne fare opinionet e publikut.

Mirepo, gjate puntates se sotme ne “Goca & Gra” Dalina tregoi nje ane te panjohur per publikun persa i perket historise se saj me gjoksin.

Ajo kishte shkruar nje leter prekese te cilen e lexoi ne studio, ku tregonte se si e ka urryer gjoksin e saj qe ne moshe te vogel per shkak te vemendjes qe terhiqte, per shkak te semundjes se gjirit qe kaloi nena e saj, per shkak te nderprerjes se qumeshtit qe i ndodhi pas lindjes se vajzes apo per shkak se i eshte dashur t’i nenshtrohej 3 here operacioneve.

Pas gjithe ketyre viteve urrejtje, kur ajo me ne fund filloi t’a dashuronte dhe ekspozonte gjoksin e saj, iu desh te perballej me komentet e shumta negative te publikut.