Tiranën do ta vizitojë së shpejti edhe një tjetër yll ndërkombëtar i muzikës.
Bëhet fjalë për Ricky Martinin, një nga artistët më të pëlqyer të muzikës latine të të gjitha kohërave.
Ylli muzikor do të mbajë koncert në sheshin Skënderbej në Tiranë me 20 korrik.
Lajmin e bukur e kanë bërë të ditur Edi Rama, duke publikuar posterin me të dhënat zyrtare.
“Ricky Martin për herë të parë në Tiranë”, shkruan Rama.