Megjithese nuk kemi nje date zyrtare, burime te shumta kane bere me dije ne rrjet se edicioni i dyte i “Big Brother VIP” starton mbremjen e 25 dhjetorit.
E teksa dita-dites jemi duke iu afruar dates se startimit, aludimet se kush do te jene personazhet qe do ti bashkohen shtepise me te famshme dhe mundesise per te fituar 100 mije euro, vazhdojne te shtohen.
Se fundmi, eshte zbuluar nje tjeter personazh qe pritet ti bashkohet “Big Brother VIP”.
Behet fjale per Roza Latin. Burime per “Panorama” kane konfirmuar se moderatorja e njohur ka pranuar ftesen per te qene pjese e ketij emisioni.
Kujtojme se Roza e morri ftesen edhe vitin e kaluar por e refuzoi per shkak te angazhimeve te shumta.
Pervec Roza Latit, eshte perfolur se personazhe te njohur si Albi Nako, Jori Delli dhe Kiara Tito gjithashtu do te jene ne “Big Brother VIP”.