E konfirmuar! Elita Rudi bëhet pjesë e “Big Brother VIP Kosova”

Prej kohësh i mungonte ekranit dhe së fundmi dhe fansat mezi e prisnin rikthimin e saj në moderim.

Tashmë është zbuluar se Elita Rudi do të jetë prezatuesja e Big Brother Fan Club Kosova.

Ky format televiziv pritet të nisë së shpejti, teksa shumë emra personazhesh ViP përfliten se do të jenë pjesë e tij.

Lajmin e ka bërë me dije vetë programi i “BBV Kosova” në rrjete sociale.

“Erdhi momenti që të shuajmë një tjetër kureshtje! Elita Rudi do të jetë prezantuesja e emisionit ku do të diskutohet gjithçka për dhe rreth Big Brother VIP Kosova! Mos harroni, 5 DHJETOR – është data.”