E kishte mbajtur sekret për disa kohë, megjithatë sot Rezarta Shkurta ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale lajmin e bukur, ajo dhe bashkëshorti, Ermal Hoxha do të bëhen prindër për herë të dytë.
Shkurta ka zgjedhur që lajmin e bukur për familjen e tyre ta publikojë me anë të një postimi në Instastory ku shkruan thjesht: “Familja jonë ka një surprizë“ dhe bën me dije se janë në pritje të një fëmije tjetër.
Megjithatë Rezarta nuk ka zbuluar më shumë detaje, si gjinia e bebit, apo se sa muajshe është, gjë që me shumë gjasë do ta bëjë në ditët në vazhdim.
Kujtojmë se cifti ka një vajzë me emrin Hera, e cila së shpejti do të bëhet me një motër ose vëlla të vogël. Shumë urime!