Ish-konkurrentja e Për’puthen, Atonela Berisha, e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale, ka publikuar së fundmi një video ironizuese për fragmentet e saj nga BBV.
Ajo publikoi një video krahas së cilës shkruan: Unë kur shoh videot në “Big Brother”, duke bërë disa mimika me fytyrë.
Nërkohë zëri në sfond thotë: “Paskam ndenjur shumë bukur. S’e paskam tepruar askund. Shumë bukur paskam ndenjur”
Por vëmendja është përqendruar edhe në seksionin e komenteve ku një ndjekëse i shkruan Antonelës: “E kemi parë bukurinë tënde”
Ndërsa ish-banroja e BBV nuk ka ngurruar të përgjigjet ashpër ndaj ndjekëses duke e ofenduar:
“Nuk ishte për bukuri trape”- shkruan ajo