Dy ditë pas trazirës që Zaza shkaktoi në rrjet, duke publikuar mesazhet private me Kristin, ka reaguar Robert Aliaj.
Teksa ishte i ftuar në “Shqipëria Live”, Roberti si fillim iu përgjigj deklaratave ofenduese të Sabianit ndaj Kristit.
Më pas, Roberti komentoi dhe mesazhet e publikuara nga Zaza. Ai tregoi se ka kontaktuar dhe me produksionin e BBV, dhe në datën 24 dhjetor Kristi nuk ka patur aspak telefon, pasi ka qenë i izoluar.
Roberti shtoi se raporti që Kristi kishte me Zazën nuk mund të quhet një lidhje pasi nuk janë takuar më shumë se një herë.
“Data 24 dhjetor, se e kam verifikuar me produksionin, telefoni i Kristit ka qenë i sekuestruar dy ditë më parë. Kështu që, kjo Zaza nuk e di ku i ka gjet ato mesazhe. Ja u jap me garanci që ai nuk e ka takuar me shumë se një herë Zazan”, tha Roberti teksa shtoi se Kristi ka bashkëjetuar me një vajzë tjetër, por që i dha fund për arsyet e veta.
“Unë nuk kam thënë që Kristi ka një lidhje. Unë nuk e di ç’bën Kristi jashtë. Janë të rinj që nuk kanë asnjë lloj angazhimi. Janë dy të rinj krejt të lirë që kanë eksperiencat e tyre. E zbulova nga të tjerët. Nuk e njoh fare vajzën në fjalë. Nuk shoh asgjë të keqe deri këtu. Nuk është morale ti bëjmë biografinë. Edhe Keisi ka historitë e saj. Unë nuk do vij në panelin tuaj me mendimin e lloj-lloj njeriu. Në rrjetet sociale po ndodh një tmerr. Është e palejueshme. Mediat po e bëjnë subjekt kryesor, qoftë idiotsitë, trillimet. Shoqëria shqiptare po degradon. Po hyjmë në disa qëndrime shoqërore të rëndësishme, të pa shembullta në Evropë. Ne jemi një shtet që nuk kemi rregulla. Unë Kristin e shof që aty është në situatë të vështirë. Tregoi shumë klas me Kejvinën dhe pse ajo nuk përbënte asnjë lloj interesi për Kristin. Nuk përmbushte asnjë interes të Kristit si qenie. Kristi vetëm sa e demonstroi aty. Ai e respektoi si human ama. Kristi nuk është njeri i lehtë. Ka ca bindje absolute të vetat. Kur bënë një gjë është shumë i sinqertë”, shtoi Roberti. /Lokimagazine.com