Para disa javësh u përfol se miku i Butrint Imerit, Dj Adam Reeves do t’i bashkohej shtëpisë së “Big Brother VIP”, diçka që nuk ndodhi.
Lajmi për hyrjen e Reeves nuk u prit mirë nga ndjekësit, kjo për shkak se ai ishte mik me Butrint Imerin, i cili ka patur një lidhje me Kiara Titon, partneren aktuale të Luiz Ejllit.
Për të folur pikërisht për lajmet që qarkulluan asokohe, Reeves ka qenë së fundmi i ftuar në TAR, ku foli dhe për çiftin më në zë të momentit.
“Është e vërtetë, unë pata marrë një ftesë për “Big Brother”. Por nuk ka qenë e vërtet një skenar i tillë për të hyrë mes Kiarës dhe Luizit. Butrinti ka qenë në një presion të madh për shkak të asaj me çfarë janë marrë portalet. Nuk do futesha për të bërë diçka në raportin Kiara-Luiz. Kiarën e kam parë më mirë me Butrintin. Kjo që ka tani me Luizin është një lidhje momentale dhe kam përshtypjen që është një lidhje interesash pas rihyrjes së Kiarës. Luizi i ka ndërtuar themelet në këtë spektakël. Mendoj se është një lidhje afatshkurtër. Lidhjet e “BB” nuk është se kanë rezistuar. Lidhja e Kiarës me Butrintin gjithmonë do të përflitet sepse vetë ajo ka shprehur se ka qenë një ndër përjetimet më të mira të saj.”-tha ajo.
Duke folur për Butrintin ai u shpreh:
“Me Butrintin kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Jemi miq e shokë shumë të mirë. Kemi dhe lidhje familjare me njëri-tjetrin. Ishte një eksperiencë shumë e bukur 2-vjeçare, por i kërkova që të bëja një shkëputje për të avancuar akoma me brendin tim Adam Reeves. Gjithmonë më mbështet.”