E ka mbajtur të fshehtë, Maluma publikon momente intime me të dashurën e tij (Video)

Maluma është një mashkull i dashuruar edhe pse nuk e tregon vazhdimisht në rrjetet e tij sociale.

Prej vitesh këngëtari kolumbiane është në një lidhje me Susana Gómez, të cilën nuk e ekspozon para ndjekësve, duke ia lënë shtypit ‘të kujdeset’ me fotot e kapura nga paparacët kur dalin bashkë.

Për këtë arsye, shumë kanë mbetur të befasuar kur Papi Juancho ka shpërndarë një video duke puthur partneren në profilin e tij në Instagram, ku numëron më shumë se 60 milionë ndjekës.

Por ky publikim i ëmbël dhe romantik ka një shpjegim pas tij dhe ai është se ylli kolumbian ka shfrytëzuar rastin të parashikojë se si tingëllon “Junio” dhe të zbulojë datën e publikimit të këngës së tij të radhës.

“Duket se po gjej të duhurën… 29/9 Junio”, ka shkruar ai krah videos, ku shfaqet në një fushë dhe vrapon për të puthur Susanën, fytyrën e të cilës e mbulon me dorë.

https://www.instagram.com/reel/CiyfjagDNFs/?igshid=YmMyMTA2M2Y=