“E ka ëndërr të jetë opinionist në BBV”- Arjan Konomi i kundërpërgjigjet Blendi Salajt publikisht: “Ky tipi ka qenë…”

Pak ditë më parë, teksa komentonte përplasjen virale të Zhaklin Lekatarit dhe Arjan Konomit, Blendi Salaj u shpreh për këtë të fundit se e ka ëndërr të jetë opinionist në “Big Brother VIP”.

Mesa duket këto fjalë nuk kanë kaluar pa u vënë re nga Arjani, i cili ka postuar një video ku tregon arsyen përse nuk e ka pranuar pozicionin e opinionistit, si dhe i kundërpërgjigjet Blendit.

Ky tipi ka qenë opinionist disa vite pas meje dhe pasi e çoi grop, më rrithirën edhe një herë mua për të qenë opinionist”- tha Arjani ndër të tjera.

Gjithashtu ai tregoi se në startimet e BBV, ka marrë ftesën për të qenë në rolin e opinionistit, mirëpo e ka refuzuar pasi paga që merr në “Për’puthen” është shumë herë më e lartë se ajo e BBV.

https://www.instagram.com/reel/Cp-p1g0glaa/?igshid=YmMyMTA2M2Y=