Pak ditë më parë, teksa komentonte përplasjen virale të Zhaklin Lekatarit dhe Arjan Konomit, Blendi Salaj u shpreh për këtë të fundit se e ka ëndërr të jetë opinionist në “Big Brother VIP”.
Mesa duket këto fjalë nuk kanë kaluar pa u vënë re nga Arjani, i cili ka postuar një video ku tregon arsyen përse nuk e ka pranuar pozicionin e opinionistit, si dhe i kundërpërgjigjet Blendit.
“Ky tipi ka qenë opinionist disa vite pas meje dhe pasi e çoi grop, më rrithirën edhe një herë mua për të qenë opinionist“- tha Arjani ndër të tjera.
Gjithashtu ai tregoi se në startimet e BBV, ka marrë ftesën për të qenë në rolin e opinionistit, mirëpo e ka refuzuar pasi paga që merr në “Për’puthen” është shumë herë më e lartë se ajo e BBV.
“Unë kam qenë prej kohësh gazetare. Nuk e kuptoj çlidhje ka diploma. Më habiti. Nuk di që ka shkollë për opinioniste, nësë ka do shkoj. Ndoshta këta që kritiktojnë do donin të ishin në vendin tim dhe kaq“- ka shkruar Arjani në videon e postuar.
https://www.instagram.com/reel/Cp-p1g0glaa/?igshid=YmMyMTA2M2Y=