Ish partnerja e Amosit, Gigliola Haveriku, ka komentuar shpesh situata të ndryshme në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku nuk ka lënë mangët as Amosin.
Mirëpo, komentet e saj nuk kanë qenë fort pozitive ose të paktën këtë gjë kanë lënë të kuptohet.
Ndaj, tashmë që Amos është jashtë shtëpisë është pyetur pikërisht për kritikat dhe postimet e ish partneres së tij.
Por me përgjigjen e aktorit kuptuam se fjalët e Gigliolës në bisedën e tyre private nuk kanë qenë të njëjta me ato çka është parë në rrjetet sociale.
Kujtojmë se gjatë debatit që Amos pati me Armaldon në lidhje me gjestin e tij të urinimit në publik, Gigliola bëri një reagim publik drejtuar me ironi aktorit.
Amos e quajti një gjest të pahijshëm veprimin e Armaldos duke qenë se është një artist.
Ndaj, përsa i përket kësaj Gigliola shkroi:
“Po në fakt po flasin për art e opera e teatër gjithë ditën. I keni dëgjuar ndonjëherë të flasin për këto institucione ku punojnë?”
Gjithashtu, këto kanë qenë disa postime të tjera të këngëtares ku ka qenë i përfshirë edhe Amosi.