Pak para perfundimit te Për’puthen 40+, ish konkurentja Gilberta Simoni, beri te ditur publikisht se pastori i kishes se Lushnjes, ku ajo shkonte rregullisht qysh ne femijerine e saj, ja ndaloi hyrjen ne kishe qe pas pjesmarrjes se saj ne Për’puthen, pasi sipas tij, te marresh pjese ne nje emision “dating” nuk eshte e hijshme.
Gilberta gjithashtu tregoi se ishte pastori ai qe e kishte ndihmuar te fillonte punen si mesuese anglishteje dhe per rrjedhoje ajo u pushua edhe nga puna pasi pastori nuk ia rinovoi me kontraten, duke e lene keshtu te papune.
Por, ajo perseri nuk hoqi dore nga pjesmarrja ne Për’puthen, duke menduar se nuk ka asgje te keqe te hysh ne nje program per te gjetur dashurine e jetes, qe per Gilberten ishte Iliri.
Teksa kishte organizuar nje pyestesor me ndjekesit ne Instagram, ne nje pergjigje te sajen, Gilberta nuk la pa permendur faktin se ajo sakrifikoi punen e saj vetem qe romanca me Ilirin te forcohej dhe te vazhdonte akoma.
Gjithashtu, kur u pyet se a do te futej perseri ne mesimdhenie, ajo zbuloi se per kete i ka shkruar kryeministrit Rama qe t’a ndihmoje me nje pune si mesuese anglishteje, pasi ajo e dashuron profesionin e saj.