E harron përfundimisht Icardi-n, konfirmohet romanca e re e Wanda Nara-s!

Pas thashethemeve, mosmarrëveshjeve dhe gjesteve te paqarta, L-Gante duket se ka konfirmuar marrëdhënien e tij me Wanda Naren, e freskët pas ndarjes nga Mauro Icardi. Për të dhene lajmin ka menduar Pepe Ochoa:

“Kemi mbaruar regjistrimin me Juana Viale dhe Mirtha Legrand. Ju këshilloj te mos e humbisni programin nesër në mbrëmje sepse L-Gante konfirmon marredhenien e tij me Wanden”.

Pas daljes televizive, ai la të kuptohet se edhe pse ata ende nuk kanë një marrëdhënie formale, po ndjekin hapat që i kanë paraprirë.

“Ajo është e bukur, ajo është një grua e bukur. Unë po e njoh. Ne po njohim njëri-tjetrin,” tha L-Gante kur u pyet nëse ishte në një lidhje me Wandën.

Njekohesisht, përmes Instagramit ka mberritur edhe një përgjigje nga Nara, që duket se nuk lë me asnje dyshim…

“Cila eshte dhurata me e mirë që ju kanë bëre kohët e fundit?” – e pyeti nje ndjekës në Instagram. “Nje kenge, me e bukura nga të gjitha. Sidoqofte, mendoj se ai kurre nuk do te vendose ta nxjerre atë, u pergjigj Wanda Nara

Cili eshte L-Gante? Emri i vertete. Elian Angel Valenzuela, eshte nje reper i datelindjes 2000. Ai ka lindur dhe eshte rritur në Argjentine, ne provincën e Buenos Aires dhe ka debutuar ne boten e muzikës vetem ne moshen 15-vjecare

Si kengetar njihet kryesisht në vendin e tij për kenget me tekste shume te forta. Djali eshte njohur edhe për tatuazhet e shumta, duke perfshire jo pak ne fytyren e tij. Pavaresisht moshes se re, ai tashme ka nje vajze te lindur nga nje lidhje qe ka perfunduar.