Pas situatës së tensionuar mes Shakirës dhe Gerard Pique muajt e fundit, duket se ujërat tashmë janë shumë më të qeta.
Kjo pasi sipas mediave spanjolle, këngëtarja kolumbiane duket se ka gjetur sërish dashurinë.
Sipas raportimeve, ajo ka nisur një romancë me instruktorin e saj të sërfit.
Thuhet se partneri i saj i ri është 24-vjeçari Gorka Ezkurdia. Në disa foto, të dy duken të jenë shumë të afërt, megjithëse mund të jetë thjesht një miqësi e fortë.
Nuk është hera e parë që shihen bashkë, pasi kohët e fundit ka pasur spekulime për një lidhje të mundshme mes tyre